Categories Teknologji

“Samsung” prezanton inovacionin e tyre më të ri

“Samsung Electronics” ka ca kohë që po i shtyn kufijtë e sensorëve për fotografim për pajisje mobile. Tani kompania e Koresë së Jugut e ka prezantuar 43.7MP Samsung ISOCELL Slim GH1, i cili e paraqet sensorin e parë mobil në botë 0.7 μm-pixel, raporton Neowin.

Kjo do të thotë se sensori i ka rreth 43.7 milionë pixelë, ku secili ka dimensione prej 0.7 mikrometra, të gjitha të vendosura në një pako për të cilën prodhuesi beson se është mjaft kompakte për telefonat e sotëm të vegjël pa kornizë.

ISOCELL Slim GH1 karakterizohet nga ISOCELL Plus, e cila është teknologjia më e re e Samsungut për izolim të pikselëve, dhe ndihmon në mbledhjen më të madhe të informacioneve të dritës dhe ngjyrave, për të krijuar foto më të detajuara dhe të gjalla, shkruan Koha. Në situatat me dritë të ulët, Slim GH1 e përdor Tetracell – një teknologji kjo e bashkimit të pikselëve që ofron ndjeshmëri më të lartë ndaj dritës, ekuivalente me sensorin 1.4 μm pixel.

Sensori i ri mobil 0,7 μm-pixel e mbështet EIS (stabilizimin elektronik të fotografisë) dhe Super PD (teknologjinë e autofokusit me detektim fazor). Samsungu gjithashtu pohon se Slim GH1 mundëson shfaqje më të detajuar të sfondit, veçanërisht në videon 4K me rezolucion të lartë prej 60fps. Sensori i Samsungut ISOCELL Slim GH1 do të dalë në prodhim deri në fund të vitit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME