Gjiganti Samsung ka njoftuar ardhjen në TV-të e saj përpara afatit, të disa aplikacioneve për të bërë aktivitet fizik në shtëpi. Ekzistojnë gjashtë aplikacione, dhe ato janë pjesë e platformës Samsung Health që kompania koreane do të nisë këto ditë. “Me njerëzit e detyruar në shtëpi për shkak të koronavirusit, ne kemi vendosur t’iu japim qasje të hershme mbi mbi 5 mijë orë përmbajtje falas për Wellness”, thuhet në një shënim të kompanisë.
Aplikacionet për fitnes janë Barre3, Echelon, Fitplan, Jillian Michaels Fitness, Obé Fitness dhe Calm. “Njerëzit po luftojnë me një ndërprerje të paparë në rutinën e tyre të përditshme. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që konsumatorët të kenë akses në ofertat falas të cilësisë së lartë dhe shëndetit”, tha Salek Brodsky, nënkryetar i Samsung Electronics.
