Categories Teknologji

Samsungu do ta prezantojë tastierën virtuale eksperimentale e cila përdor AI

Kompania nga Koreja e Jugut, Samsung, ka njoftuar se do ta prezantojë tastierën e vet virtuale eksperimentale gjatë panairit CES 2020, e cila mbështetet në kamerën e përparme të përdoruesit, si dhe në AI, me qëllim që të mundësohet shkruarja pa e prekur smartphonin. Kjo do të thotë që kamera e përparme e telefonit do t’i detektojë duart dhe gishtat e përdoruesit dhe do të përpiqet të përcaktojë se çfarë është duke u shkruar në varësi të pozitës së gishtërinjve.

Sipas Samsungut, SelfieType është një tastierë virtuale që e përdor kamerën e përparme selfie. “Motori SelfieType AI i analizon lëvizjet e gishtërinjve mbi kamerën e përparme dhe i konverton ato në inpute si tastierat QWERTY, shkruan KOHA Ditore. SelfieType nuk kërkon hartduer shtesë dhe është shumë i adaptueshëm për pajisjet e ndryshme mobile, siç janë telefonat, tabletët dhe laptopët”, sipas kompanisë. Kjo është pjesë e programit të Samsungut C-Lab Inside, i cili paraqet projekte të krijuara nga punonjës në kompaninë e Koresë së Jugut. Eksperimentet si SelfieType do të prezantohen në kuadër të ngjarjes CES 2020, ndërsa se a do të bëhen komerciale kjo mbetet për t’u parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME