Huazimi i Interit, Alexis Sanchez insiston se nuk është penduar që është transferuar në Manchester United. Kiliani këtë verë është huazuar nga Interi, pasi nuk ka gjetur vend në “Old Trafford”. Ai tha se ka punuar shumë, mirëpo në atë kohë gjërat ndryshuan, transmeton KosovaPress. “Lukaku dhe unë trajnuam mirë, por duhet të luanim ende më shumë për të treguar vetën. Nuk ishte koha e duhur për të qenë në Manchester. Shumë gjëra ndryshuan. Kur ndryshojnë shumë gjëra, është vështirë për të qenë në formën më të mirë”, deklaroi ai.
Sanchez gjithashtu foli për transferimin në Inter, duke thënë se është këtu për të fituar disa trofe.
“Kemi dëshirën për të fituar, për këtë arsye jam këtu. Për këtë arsye Lukaku është këtu. Nëse do ia dalim, do e shihni në fund të sezonit”, përfundoi ai. Top Channel