Categories Lajme

Sara Hoxha zbulon se kur do të rikthehet Ledion Liço në ekran!

Mëngjesin e sotëm, në këtë ditë të veçantë festive, e ftuar në emisionin “Wake Up” ka qenë Sara Hoxha. Ajo ka rrëfyer si rrallëherë sfidat dhe rreziqet e emisionit më të ndjekur momentalisht me një shikueshmëri rekord, si dhe ka folur lidhur me marrëdhënien me Ledion Liçon. Gjatë intervistës, ajo ka zbuluar një sekret lidhur me rikthimin e Liços në televizion duke thënë se do të ndodhë brenda vitit 2022. “Unë mendoj që televizionit i mungon Ledioni, aq sa Ledionit i mungon televizioni. Pavarësisht se ai e ka shijuar kohën si prind dhe kohën që është marrë me “Top Albania Radio”, mendoj që është koha për rikthimin e tij në televizion dhe besoj se këtë vit do ta shikoni në televizion në “Top Channel”.- është shprehur ajo.

Ndërkohë, e pyetur nga moderatorët se si funksionojnë me ndarjen e mendimeve profesionale me Ledion Liçon, Sara është përgjigjur duke thënë se ai është një nga kritikët dhe vlerësuesit e saj më të mirë, por disa herë ndeshen me mendimet e tyre të ndryshme nga njeri-tjetri. “Varet, ka momente që e di që dua të bëj gjënë time dhe mbase ai do të kishte mendim tjetër për ta bërë, ndaj nuk ia them fare dhe e shmang si gjë. Shumicën e rasteve normalisht se ai është më profesionist se unë dhe i marr mendim për shumë gjëra. Ndeshemi herë pas here, mendojmë njësoj herë të tjera, varet nga tematika. Ai dhe Lori janë kritikët dhe vlerësuesit më të mirë.”-ka thënë ndër të tjera Sara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME