Categories Lajme

Sarandë, 36-vjeçari kapet me kanabis në makinë

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Sarandë pasi u kap me një sasi kanabis sativa.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi me iniciale E.K., pasi gjatë kontrollit të mjetit në pikën kufitare të Qafë Botës i është gjetur sasia e lëndës narkotike.

Pas konstatimit, Policia Kufitare ka njoftuar grupin hetimor dhe specialistët për hetimin e narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe pas kontrollit më të imtësishëm rezultoi se në mjet ishin fshehur gjithsej 36.3 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për hetimin e  narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin E. K., 36 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Sarandë.

Materialet do t’i referohen prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME