Categories Lajme

Vrasja makabre e Drita Saliajt në Mallakastër/ “U hodh në rezervuar gjysmë e zhveshur”- Çfarë zbuloi ekspertiza mbi trupin e 52 vjeçares

Prokuroria ka zbardhur dosjen e plotë për vrasjen makabre të Dritan Saliajt në fshatin Gjerbas të Mallakastrës.

Sipas dosjes hetimore, rezulton se nga këqyrja e banesës së viktimës, në dyshemenë e pjesës së jashtme të verandës në afërsi të derës është konstatuar një njollë me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut.

“Në dyshemenë e pjesës së jashtme te verandës, në afërsi të derës është konstatuar një njolle me ngjyre të kuqe, si ajo e gjakut (mostra e të cilës është marrë me tampon steril).

Nga këqyrja, nder te tjera, ka rezultuar se, kishte veshur një bluzë me ngjyrë te kuqe, ne pjesën e belit kishte një pulover me ngjyre boje qielli, si dhe ne pjesën e poshtme ka qene e zhveshur. Pantallonat dhe mbathjet kane qene te ulura deri tek kërcinjtë e këmbeve.

Duart i ka patur të lidhura nga mbrapa me ane të një shalli najloni me ngjyre qumështi, ndërsa këmbët i ka patur të lidhura me ane të një litari me ngjyrë bojëqielli. Në qafë ka patur të lidhur një peshqir shumëngjyrësh”, thuhet në dosje.

Prokuroria thotë gjithashtu se pas ekspertizës së kryer, është pikasur një plagë prej 4 cm në të gjithë pjesën e qafës.

Nga këqyrja e kufomës, e pasqyruar me procesverbalin e dates 07.01.2020, nder te tjera, ka rezultuar se, rreth qafes eshte verejtur nje shirit ekimotik me ngjyrë të kuqë, i drejte, rreth gjithë qafës, me gjeresi 4 cm, ne te dy gjunjët janë vërejtur ekimoza me ngjyre te kuqe dhe një tjetër me ngjyre mavi.

Rreth kofshëve janë vërejtur ekimoza të shumta, te vogla, me përmasa 1×1 cm, me ngjyre te kuqe. Në të dy kërcinjtë janë vërejtur shirita ekomomike rrethore, me gjartesi 0.5 dhe thellësi 1 cm”, sqaron organi i hetimit.

Gjithashtu, prokuroria thekson se nga këqyrja e banesës së viktimës, ndër të tjera rezulton se në të gjitha dhomat ka patur rrëmujë, sende të përmbysura e rroba të hedhura në tokë në mënyrë të çrregullt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME