Categories Lajme

Sarandë, 4 në pranga

Katër persona kanë rënë në pranga për trafikim të paligjshëm të kufirit.  Përkatësisht janë arrestuar E. S.,19 vjeç, K. R., 20 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe K. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë në Konispol, në afërsi të kufirit të gjelbër me shtetin grek, 6 shtetas sirianë që kishin hyrë në mënyrë të parregullt në vendin tonë, me qëllim transportimin e tyre në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës 300 euro, me destinacion final vendet e BE-së. Në kuadër të operacionit, në urën e Kranesë, është bërë bllokimi i dy automjeteve dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të lartpërmendur.

Informacion-Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kranea”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Delvinë.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, me destinacion final vendet e BE-së, shërbimet e Policisë në Komisariatin e Sarandës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Delvinë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kranea”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

– E. S.,19 vjeç, K. R., 20 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe K. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë në Konispol, në afërsi të kufirit të gjelbër me shtetin grek, 6 shtetas sirianë që kishin hyrë në mënyrë të parregullt në vendin tonë, me qëllim transportimin e tyre në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës 300 euro, me destinacion final vendet e BE-së. Në kuadër të operacionit, në urën e Kranesë, është bërë bllokimi i dy automjeteve dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të lartpërmendur.

Në cilësinë e proves materiale janë sekuestruar dy automjete të marra me qira në Tiranë, 6 aparate celulare dhe një shumë parash. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim. Vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohen dy automjete të marra me qira në Tiranë, 6 aparate celulare dhe një shumë parash.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME