Categories Lajme

Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Teksas”, arrestohet 43 vjeçari (Video)

Sarandë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Teksas”. Kishte përshtatur banesën që kishte marrë me qira, për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, vihet në pranga 43-vjeçari. Procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë, pasi u kapën duke luajtur poker, në këtë ambient. Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 6 aparate celulare dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Teksas”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi B. H., 43 vjeç, banues në Sarandë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: R. Ç., 44 vjeç, Xh. H., 25 vjeç, B. T., 41 vjeç, B. B., 29 vjeç dhe A. D., 45 vjeç, banues në Sarandë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga shtetasi B. H., në lagjen nr.4, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasit e lartpërmendur, duke luajtur poker me çipsa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 36 200 lekë të rinj, 3 265 euro, 230 paund, si dhe 6 aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. #angazhimpërkushtimsakrificë #tëvendosurkundërkrimit #nëçdoskajtëvendit #nëshërbimtëqytetarëve #denonconë112

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME