Categories Lajme

Sarandë, hidhet në erë makina e 31-vjeçarit të shpallur në kërkim (VIDEO)

Saranda u trondit mbrëmë nga një tjetër ngjarje kriminale ku ditët e fundit qytetin bregdetar e ka dominuar kronika e zezë. Mbrëmjen e kësaj të hëne, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Raportohet se automjeti i Klaus Jaçaj ishte i parkuar në lagjen numër 3 të qytetit kur iu vendos eksploziv, duke shkaktuar një shpërthim të fortë.

Makina u shkrumbua nga flakët, ndërsa banorët, sipas burimeve, dolën nga banesat nga paniku.

Hakmarrja dushohet se është motivi i ngjarjes, por ende s’ka detaje lidhur me hetimet.

“Më datë 21.07.2025, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit K. J., 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas”, njoftoi policia.

Sipas Policisë, automjeti rezulton në pronësi të shtetasit Klaus Jaçaj, 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas. 31-vjeçari u shpall në kërkim për përkrahje të autorit të krimit.

Në kërkim për plagosjen e dyfishtë në Sarandë të ndodhur më 17 Korrik vijojnë të jenë në kërkim vëllezërit Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj 43 vjeç dhe Erjon Canaj 36 vjeç dhe Klaus Jaçaj 31 vjeç, pronari i makinës që iu vendos tritol.

Policia akuzon Ramadan Zoton (Canaj) si person që ka qëlluar me armë dhe plagosi Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 24 vjeç.

Raportohet se një sasi tritoli ishte vendosur në automjetin e 31-vjeçarit, Klaus Jaçaj, i akuzuar si i përfshirë në ngjarjen e rëndë në Sarandë (më 17 Korrik) ky dy të rinjtë, Ernest Lama, 24-vjeç dhe Gëzim Hoxhaj, 32-vjeç, u qëlluan me armë zjarri.

Klaus Jaçaj akuzohet si përkrahës i autorit të dyshuar të ngjarjes, Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, në kërkim për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

Ndërkohë për ngjarjen janë shpallur në kërkim 31-vjeçari që iu vendos tritol në makinë, vëllai i autorit të dyshuar Erjon Canaj, si edhe Artan Murtaj nën akuzën e përkrahjes së autorit.

“U shpallën në kërkim katër shtetas: Ramadan Zoto, 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë. Erjon Canaj, 36 vjeç, Artan Murtaj, 43 vjeç, dhe Klaus Jaçaj, 31 vjeç, të tre banues në Sarandë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”,”– informuan blutë.

Duke shtuar: “Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për motive të dobëta, këta shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasit G. H., 33 vjeç, dhe E. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe gjatë këtij konfliktit, shtetasi R. Z. dyshohet se ka qëlluar drejt tyre me armë zjarri, duke i plagosur rëndë të dy. Shtstasit G. H, dhe E. L, ndodhen në Spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME