Categories Lajme

Emrat\ Përdornin materiale të skaduara, arrestohen dy dentistë në Tiranë, procedohen 12 të tjerë

Policia e Shtetit njoftoi se ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Dentare”, të zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, me qëllim garantimin e sigurisë së pacientëve në klinikat dentare.

Gjatë kontrolleve në një klinikë dentare në Rrugën e Kavajës, policia zbuloi një sasi të konsiderueshme preparatesh dhe materialesh dentare të skaduara, të cilat përdoreshin për shërbime si terapi, ortodoncë, kirurgji, ura porcelani, proteza dhe implante dentare.

Si rezultat i hetimeve, u arrestuan në flagrancë administratori i klinikës, Ervin Zeka, 40 vjeç, dhe një nga stomatologët, Kejdi Myzyri, 26 vjeç. Gjithashtu, 12 punonjës të tjerë të klinikës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Materialet u sekuestruan si provë materiale, ndërsa çështja është referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Të arrestuarit dhe të proceduarit po përballen me akuza për “Prodhimin dhe tregtimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehje të ardhurash”.

Policia ka bërë të ditur se kontrollet në klinikat dentare do të vijojnë në të gjithë vendin, në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME