Categories Lajme

Sarandë, sekuestrohen 20 çadra dhe 40 shezlongë te “Pasqyrat”, procedohet pronari

Janë sekuestruar 20 çadra dhe 40 shezlongë, të vendosura pa lejen e bashkisë Sarandë në plazhin e quajtur “Pasqyrat”.

Si pasojë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për pronarin, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.

Ndërkohë, Policia ka njoftuar se operacioni “Plazhi i lirë” do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare të rrethit Sarandë.

Njoftimi i Policisë:

Nis operacioni policor i koduar “Plazh i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Sarandë, Policia Bashkiake dhe Autoriteti Kombëtar i Bregdetit.

Operacioni do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare të rrethit Sarandë.

Gjatë kontrolleve të para të kryera në nisje të këtij operacioni, në plazhin e quajtur “Pasqyrat”, është konstatuar një rast i pushtimit të hapësirës publike, për ta shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim përfitimin.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, janë sekuestruar 20 çadra dhe 40 shezlongë, të vendosura pa lejen e bashkisë Sarandë.

Gjithashtu, iu referuan materialet procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.

Operacioni “Plazh i lirë”, vijon.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë operatorët ekonomikë që operojnë në vijën bregdetare, që të zbatojnë ligjin, të mos pushtojnë në mënyrë të kundërligjshme sipërfaqe plazhi me qëllim përfitimin, si dhe të mos kryejnë ndotje akustike. Në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME