Categories Politike

Sassoli mbështet Shqipërinë: T’i bindim të gjithë për negociatat

Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli përgjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama theksoi se të gjithë u zhgënjyen kur BE vendosi që t’i thoshte “JO” Shqipërisë për negociatat.

Në vijim, Sassoli shprehu mbështetjen për Shqipërinë, duke pohuar se “kemi kohën e duhur që t’i bindim të gjithë”.

“Mik i dashur faleminderit për mikpritjen. Ju përgëzoj për hapat që po ndërmerrni. Ne duhet të mbështesim shqiptarët drejt BE. Ndodhi një ngadalësim përpara fundit të vitit, por procesi i anëtarësimit duhet të fillojë. Është i bindur për këtë parlamenti dhe Komisioni Europian.

Jam i bindur dhe unë që kjo është vetëm një vonesë. Lufta kundër kriminalitetit, rikuperimi, rimarrja e kapitaleve, janë nisma këto të domosdoshme. Kemi parë se si është rifilluar dialogu brenda afateve të shkurtra. Ju e dini zhgënjimin që ndjetë, që ka ndjerë shoqëria civile shqiptare, të njëjtën gjë që kemi ndjerë dhe ne.

Por duhet ta kapërcejmë këtë. Kemi kohën e duhur që t’i bindim të gjithë për atë rrugë që domosdoshmërish ta bëjmë së bashku. Kemi një fat të përbashkët. Në këtë rrugë kemi përshtatje. BE u tregua e gatshme dhe me ndihmat, dhe me fazën e re për rindërtimin pas tërmetit. Do punojmë shumë për një të ardhme.

Është një vend i rëndësishëm jo sepse laget nga deti Adriatik, por është pjesë e Ballkanit Perëndimor. Ka dy sfida të përbashkëta që s’do rresht kurrë. Europa ka filluar dhe i ka vënë vetes një synim ambicioz; procesi i anëtarësimit. Çështja e dytë ka të bëjë me tema të solidaritetit dhe sigurisë. Shoqëritë tona u kërkojnë institucioneve vigjilencë dhe nisma”, deklaroi Sassoli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME