Categories Kuriozitete

Satelitët zbulojnë sekretin e piramidave të “shtrembra” kineze

Ndodhet në qiell sekreti i piramidave antike kineze të “shtrembra” të dinastisë Han (shek. II para K. – shek. I pas e.s.).

Në fakt, këto monumente gjigante funerali të bëra nga blloqe gjigante dheu kishin anët e bazës të spostuar me 10-12 gradë në raport me veriun, sepse orientoheshin sipas Yllit Polar, që vetëm disa shekuj më vonë do të përkonte me Polin e Veriut, në mënyrë që perandori i vdekur të ndodhej në qendër të qiellit.

Ky zbulim vjen sipas një studimi të publikuar në revistën “Archaeological Research” në Azi të bëra nga astronomi Giulio Magli i Politeknikut të Milanos bazuar në të dhënat e satelitëve.

Në fakt ideja e këtyre piramidave gjigante prej dheu, që son ngjasojnë me kodra, përkon me Qin Shi Huang, perandori i famshëm që u varros bashkë me një ushtri prej qeramike.

Pas tij, edhe perandorët e dinastisë Han zgjodhën që të varrosen nën piramida të ngjashme, që sot përbëjnë peizazhin në rrethinat e Xianit, përgjatë lumit Wei.

“Në total, nëse numërohen edhe ato të mbretëreshave dhe të anëtarëve të familjeve mbretërore, ekzistojnë më shumë se 40 nga këto piramidat kineze”, thotë Magli.

Duke studiuar orientimin, zbulohet se piramidat kineze janë dy llojëshe, disa janë të oriantuara me saktësi sipas drejtimeve kardinale, njësoj si piramidat egjiptiane, ndërsa të tjera (rreth 15) devijojnë njësoj nga veriu me 10-12 gradë.

“Duke përjashtuar se ky është një gabim i astronomëve dhe arkitektëve kinezë, serioziteti dhe saktësia e të cilëve janë lagjendare, shpjegimi është i llojit astronomik”, sipas Maglit.

Në fakt këto ndërtime orientoheshin me “Polaris”, Ylli Polar që më vonë do të përkonte me Polin e Veriut.

Kjo mund të duket e çuditshme në pamje të parë, por mjafton të kujtojmë se ekziston një fenomen, lëvizja e boshtit të tokës, që spostohet në mënyrë të avashtë, por të vazhduar.

Astronomët kinezë kishin bërë vëzhgime kaq të sakta dhe të gjata në kohë që me siguri e kishin kuptuar këtë fenomen.

Në ditët e sotme jemi mësuar të identifikojmë Polin e Veriut me Yllin Polar, por në kohën e perandorëve të dinastisë Han, Poli i Veriut ishte larg “Polaris”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Shenjat e zodiakut që do t’iu ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

Ndërsa viti po i afrohet fundit, universi është gjithçka përveçse i qetë. Dhe për disa,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Diel 14 Dhjetor 2025

Dashi Dite e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 12 Dhjetor 2025

Dashi Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt ne jetën tuaj sentimentale sot dhe e ardhmja…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

Dashi Gjate kësaj dite do ndiheni mjaft te lumtur pranë atij qe dashuroni. Ne krahët…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 4 Dhjetor 2025

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj…

LEXO ME SHUME