Categories Lajme

“S’di anglisht, jam ilegal”, shqiptari kapet në ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund në Britani

Një shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi u kap duke ruajtur dhe mirëmbajtur një ‘shtëpi bari’ në zonë e Uelllsit.  Shtetasi i identifikuar si Aldjon Musollari akuzohet nga autoritetet britanike për kultivim të lëndëve narkotike, ndërsa punonte në një banesë e shndërruar në një ‘shtëpi bari’, ku u gjetën të kultivuara 120 bimë kanabisi në faza të ndryshme të pjekurisë që kapnin një vlerë prej 100 mijë paund.

Kur Aldjon Musollari u ndalua nga policia ai tha se “Nuk flas anglisht. Shqip. Pa pasaportë. Ilegal në Britani.”

Ndërsa para hetuesve, ai tha se kishte ardhur në Britani me kamion 6 javë më parë dhe kishte punuar në ndërtim në Liverpool, ndërsa kishte jetuar edhe në rrugë se nuk po gjente punë, ku i ishin afruar dy burra të cilët e çuan në banesën e barit dhe e mbajtën aty për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e saj, citon shqiptarja.

Vetë ‘shtëpia e barit’ ishte e sofistikuar ku muret ishin të veshura me pllaka gipsi dhe të mbuluara me fletë plastike dhe kishte dhjetëra llamba për ngrohje, transformatorë të energjisë elektrike, thasë me plehra dhe një sistem ushqimi dhe ujitjeje. Aty ishte hapur një vrimë në tavan dhe kishin vendosur një shkallë që lejonte aksesin e lehtë nga dhomat e banimit në katin më sipër në zonën e rritjes së kanabisit kati poshtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME