Categories Politike

‘’S’do i hapet askujt telefoni”, Braçe del në terren: Në fokus të aksionit karburantet dhe bizneset e mëdha (Video)

Qeveria ka rinisur së fundi luftën kundër informalitetit, duke goditur sipas saj të gjitha bizneset e mëdha që janë në shkelje të ligjit.

Ka qenë zëvendëskryeministri Erion Braçe së bashku me drejtoreshën e Tatimeve që kanë dalë sot në terren për të inspektuar bizneset, kryesisht në fushën e hidrokarbureve, që sipas Braçes janë me mundësi më të mëdha për abuzim.

Ai theksoi se kjo luftë do të vijojë, dhe askush të mos tentojë që ti shpëtoje gjobave përmes telefonatave me lart.

“E njëjta histori do të vazhdojë në mënyrë konstante, dhe kjo do të bëhet për të gjithë, e kemi nisur ditën e punës së bashku me drejtoreshën, grupe të tjera janë në terren, dhe nuk do të pyesim sesa e madhe është kompania, dhe as se kë merr në telefon.

Thirrja për secilin është shumë e qartë, nuk do iu hapet telefoni askujt, kështu që jini në zbatim të ligjit. Që kontrollet do të jenë efektive këtë mjafton që të inspektoni çdo pikë karburanti, dhe efektet e kësaj nisme të qeverisë do të ndihen në mënyrë direkte te të ardhurat që do ti shtohen Buxhetit të Shtetit’’, u shpreh Braçe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME