Categories Lajme

Së shpejti gara për aeroportin e Sarandës/Rama: Ambicia të realizojmë vizionin e 4 aeroporteve ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se në ditët në vijim do të hapet gara ndërkombëtare për aeroportin e Sarandës. “Ambicia është të realizojmë vizionin e 4 aeroporteve ndërkombëtare”, deklaroi ai gjatë ceremonisë së mbajtur për shpalljen e kompanisë fituese për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

Kryeministri iu përgjigj edhe skeptikëve që thonë se: “ne s’kemi bukë dhe bëjmë aeroporte’ duke iu shpjeguar se aeroportet janë “fabrika buke”.

“Aeroportet janë fabrika zhvillimi ekonomik, sjellin jo vetëm punësim për ata që punojnë në aeroport, por sjellin punësim për të gjithë hapësirën ku aeroportet kanë ndikimin e tyre. Një aeroport sjell me vete shumë shërbime të reja sepse duke rritur fluksin e njerëzve që vijnë e nevojat që krijohen nga këto flukse.

Aeroportet sjellin hotele shërbime bankare të reja, manifakturë, fabrika të reja një zinxhir gjërash dhe është shkencërisht e provuar se çfarë investon në një aeroport ka një shumëfishim eksponencial. Një euro e investuar në një aeroport është minimum 23 euro impakt në ekonomi”, u shpreh Rama.

Po ashtu u shpreh Rama do të sjellë mijëra mundësi për punësim.

Njëkohësisht, vuri në dukje kryeministri problemi që do të lindë do të jetë mungesa e krahut të punës, pasi do të duhen shumë profile.

“Katër aeroporte për Shqipërinë, janë vendosja e Shqipërisë në një nivel tjetër, në planin ekonomik e social, në planin e të ardhmes, e realizimit të atij vizioni që ka qenë vizioni i rilindasve tanë që atyre janë marrë në Shqipëri me punët e këtij vendi duke përjashtuar periudhën e komunizmit, vizioni i një Shqipërie që i përket familjes europiane”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alternime kthjellimesh dhe varënsira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot Ditën e sotme vendi ynë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93 lekë dhe…

LEXO ME SHUME