Categories Lajme

Avancim i fuqishëm në fushën e aviacionit/ Një kompani mirëmbajtjeje avionësh vendoset në aeroportin e Vlorës

Për herë të parë Shqipëria do të mund të bëjë një avancim të fuqishëm në fushën e aviacionit, konkretisht në aeroportin e Vlorës ku një industri në fushën e mirëmbajtjes së avionëve ka treguar interes për tu vendosur aty. Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë për shpalljen e kompanisë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, teksa deklaroi se një kompani e njohur ka kërkuar të vendoset pranë këtij aeroporti.

“Do të vijnë për tu mirëmbajtur jo vetëm avionë që fluturojnë për dhe nga vendi ynë, por edhe avionë të kompanive të tjera, falë përfshirjes në këtë iniciativë të një tjetër kompanie të madhe që ka kërkuar prej kohësh të ketë një zonë dhe nuk arrinim dot t’ja jepnim sepse s’të linte kinezi”, deklaroi kryeministri.

Nga ana tjetër, tha Rama ka edhe një element tjetër që është ai i kargos. “Ne nuk kemi kargo në kuptimin e një skeduli që avionët të vijnë si avionë mallrash”, bëri të ditur Rama. Sipas kryeministrit, këto i japin Vlorës një dimension të ri me impakt rajonal në aspektin e kargos. Njëkohësisht Aeroporti i Vlorës do të jetë edhe shtëpia e Air Albanias.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME