Categories Lajme

Sejdiu: Shqipëria kujdes me Kosovën, s’duhet të flasë në emër të saj

Ish-presidenti kosovar, Fatmir Sejdiu është shprehur se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës është i domosdoshëm. Por theksoi se Shqipëria duhet të ketë kujdes në raport me Kosovën dhe në raport me të tjerët për Kosovën. Në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, Sejdiu tha se Shqipëria nuk duhet të flasë asnjëherë në emër të Kosovës. “Është i natyrshëm dhe i domosdoshëm bashkëpunimi mes dy vendeve si një realitet praktik që kemi para vetes. Zgjidhja ideale është që të jemi të gjithë se bashku por zgjidhja racionale e kohës, për momentin është kjo zgjidhje që është bërë me Kosovën e pavarur dhe stabilitetin përgjithshëm që duhet të gjejnë shqiptarët në Maqedoni apo  në shtete të tjera. Kualiteti në marrëveshje duhet të shtohet. Çështja e dytë që është shumë esenciale është kujdesi që duhet të ketë Shqipëria në raport me Kosovën dhe në raport me të tjerët për Kosovën. Janë veprime që duhet të bëhen me kujdes. Shqipëria duhet të jetë mbështetëse e vazhdueshme dhe Kosova gjithashtu e Shqipërisë por asnjëherë nuk duhet të flasë në emër të Kosovës.

Sepse kemi pasur një kureshtje të vazhdueshme, një investim të Serbisë që partnere për bisedimet për problemin e Kosovës të jetë Shqipëria, jo se shqiptarët do të gabonim apo udhëheqja shqiptare por formula kryesore ka qenë abstraktimi total i prezencës së Kosovës si një faktor që duhet të vendosë për veten e saj. Kjo nënkupton se diaspora është e Shqipërisë, se Kosova është me njerëz që kanë ardhur nga një emigrimi madh ose është zbrazur Shqipëria dhe s’ka mbetur njeri në Shqipëri dhe kanë ardhur në Kosovë.”, u shpreh ish-Presidenti Fatmir Sejdiu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME