Ja cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjmë ndërsa gatuajmë gjoksin e pulës dhe si mund t’i shmangim ato në mënyrë të marrë një shije fantastike.
Lënia e mishit pa kocka dhe pa lëkurë
Nuk keni pse e hani lëkurën e gjoksit të pulës, nëse nuk iu pëlqen, edhe pse Rick Martinez,redaktor ushqimi i “Bon Appétit” e rekomandon. Hiqeni lëkurën e mishit të pulës, vetëm pasi të keni gatuar pulën. Kockat dhe lëkura e ndihmojnë mishin të mbajë lagështinë ndërsa gatuhet. Ndërsa gatuani mishin pa kocka dhe pa lëkurë, thjesht po kërkoni mish gjithë fije dhe të thatë.
Mos marinimi
Ndërsa gatuani gjoks pule, mishi do të bëhet shumë më i shijshëm nëse e marinoni, e trajtoni me shëllirë apo e fërkoni me kripë. Shtoni shijen me aromatizues, si xhenxhefili apo speci djegës, me sheqer kaf (për të ndihmuar në karamelizimin e mishit kur gatuhet), uthull (për të ndihmuar zbutjen) dhe padyshim, me kripë.
Nëse ju është thënë ndonjëherë të mos e përdorni kripën kur marinoni, harrojeni! Sipas Martinez, “Teoria se një marinadë e kripur largon lagështinë nga pula, është e gabuar”. Në fakt, në qoftë se nuk do të përdorni kripë, mishit të gatuar do t’i mungojë shumë shija.
Zierja në ujë të vluar
Edhe nëse ka ndonjë që e zien pulën në ujë të vluar, Martinez shpreson që jo. Nëse e bëni këtë, atëherë, sipas Martinez, më mirë piqeni pulën. Pjekja intensifikon dhe përqendron shijen. Ai sugjeron që gjoksi i pulës të gatuhet në furrë me rreth 190 gradë Celcius.
Nëse vërtet dëshironi që pula juaj të bëhet ngjyrë kafe, përcëllojeni atë në tigan dhe largojani lëkurën poshtë, para se ta zhvendosni në furrën e nxehur që më parë. Kjo do të ndihmojë që lëkura të bëhet krokante dhe të marrë ngjyrën tërheqëse kafe të artë.
Të gatuash me mish të thatë
Nëse e keni gatuar tepër gjoksin e pulës, gjë që mund të ndodhë lehtësisht, megjithatë nuk keni pse të mërziteni. Ju mund ta bëni mishin pak të lëngshëm. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është përmes një salce të shpejtë tigani.
Mund të përdorni kavanozin me majonezë që keni në frigorifer, kos ose salcë kosi. Nëse nuk iu pëlqen ta bëni këtë, mund ta përdorni mishin e prerë në copa për supën tuaj. Në qoftë se mishi tashmë është i thatë, mos e rinxehni në furrë.sh.jetes
