Categories Lajme

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim

Policia Kufitare e Rinasit ka evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të parave gjatë kontrolleve në pikën e kalimit kufitar, duke sekuestruar mbi 26 mijë euro dhe paundë.

Në kuadër të kontrolleve të shtuara, të bazuara edhe në analizën e riskut, shërbimet e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasin shqiptar D. Sh., 37 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, atij iu gjetën 15 mijë paundë, të cilat tentonte t’i fuste në territorin e Republikës së Shqipërisë pa i deklaruar, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Po ashtu, u procedua penalisht edhe shtetasi A. Z., 32 vjeç, banues në Kamëz, të cilit, gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 11 370 euro, që synonte t’i nxirrte nga territori i Republikës së Shqipërisë pa i deklaruar, në shkelje të ligjit.

Policia Kufitare bën me dije se kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në kufi. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME