Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 450 mijë euro, zotëroheshin nga dy persona të dënuar në Itali

Janë sekuestruar në Elbasan pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 450.000 euro të dy personave të dënuar në Itali, për trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion.

Dyshohet se pasuria e tyre e ka burimin nga veprimtaritë kriminale të 2 të dënuarve.

Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Elbasanit, u sekuestruan:

1 apartament në pronësi të shtetasit S. A., 49 vjeç, i ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”;

1 lokal në pronësi të shtetasit E. G., 42 vjeç, i ndodhur në lagjen “Kongresi”, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të krimit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Real Estate 2”.

Sekuestrohen pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 450 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 2 shtetasve të dënuar në Itali, për trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i hetimeve pasurore të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, me qëllim gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, u zhvillua operacioni policor i koduar “Real Estate 2”, gjatë të cilit, në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Elbasanit, u sekuestruan:

1 apartament në pronësi të shtetasit S. A., 49 vjeç, i ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”;

1 lokal në pronësi të shtetasit E. G., 42 vjeç, i ndodhur në lagjen “Kongresi”, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME