Categories Lajme

Sekuestrohen rreth 62 mijë euro të padeklaruara në Morinë, nis procedimi penal për 32 vjeçarin

Policia kufitare në Morinë ka sekuestruar 61 900 euro të padeklaruara, si dhe ka proceduar penalisht një 32 vjeçar.

Gjatë kontrollit të mjetit tip “Volksëagen, policia ka zbuluar shumën e parave që i përkisnin pasagjerit, shtetasit  Q. L., 32 vjeç, banues në Itali, ndaj të cili ka nisur procedimi për veprën penale: “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i Policisë:

Morinë, Kukës/Policia Kufitare, kontrolle intensive për goditjen e veprimtarive kriminale.

Si rezultat i kontrolleve, goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 61 900 euro, procedohet penalisht 32-vjeçari që nuk i deklaroi në PKK Morinë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volksëagen”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj pasagjerit të këtij automjeti, shtetasit Q. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 61 900 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. L., 32 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME