Categories Showbiz

Selena Gomez, e dëshpëruar për albumin e ri

Një javë më parë, Selena Gomez publikoi albumin e saj më të ri, “Rare.” Duke qenë se ishte i mbushur me dedikime për Justin Bieber, pretendohej sukses i garantuar. Por albumi po merrte kohën e tij që të renditej në krye të klasifikimeve. Këtu, Selena e mori vetë situatën në kontroll.

“Kam edhe një ditë për të blerë sa më shumë albume të mundem, kështu që po shkojmë te Target, dhe Best Buy dhe Walmart,” thotë ajo në një video në Instagram. “A jam e dëshpëruar me këtë që po bëj? S’më intereson. S’më intereson sepse ky album është shumë i rrallë. Jam e emocionuar dhe jam gati të blej sa kopje të jetë e mundur. Thjesht dëgjojeni!”

Duke blerë sa më shumë kopje vetë dhe duke nxitur fansat ta dëgjojnë projektin në Spotify a platforma të tjera, këngëtarja i jep shtysën e nevojshme që “Rare” të renditet në vend të parë.
“Rare” është kokë më kokë me “Please Excuse Me for Being Antisocial,” albumi i parë i Roddy Ricch. Për ironi të fatit, “The Box” e Roddy Ricch mundi “Yummy” të Justin Bieber dhe u rendit në vend të parë, edhe pse Justin u lut dhe u përgjërua në Instagram që fansat ta dëgjonin sa më shumë të ishte e mundur që kënga të kthehej në hit. Ngaqë fansat e Selena-s donin t’i prishnin punë Justin, dëgjuan “The Box” sa mundën dhe i hapën rrugë albumit të Roddy Ricch që të bëhej konkurrent i fortë i “Rare.”

“Sapo zbulova se albumi im është kokë më kokë me një tjetër artist të mrekullueshëm,” thotë Selena në një tjetër video. “E kam thënë dhe më herët që numrat s’më interesojnë, por do të doja shumë që albumi më i rëndësishëm i jetës sime të renditej në vend të parë. po mundët, dëgjojeni ose blijeni, do ta vlerësoja shumë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME