Categories Lajme

Selenicë, garantohet 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi për mbi 7 mijë banorë

Kryeministri Edi Rama tha sot se kantieri i ujit në Selenicë do të garantojë 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi për 7 660 banorë të Selenicës dhe fshatrave Kotë dhe Armen. “Janë realizuar 75% e punimeve për të përmbyllur në muajt e parë të 2021, këtë investim të rëndësishëm për banorët e këtyre zonave”, tha ai.

Ujësjellësi i Selenicës aktualisht furnizon me 2-3 orë ujë në ditë banorët e Armenit, me 4-5 orë në ditë banorët e Kotës dhe 1-2 orë në ditë për 50% të banorëve të qytetit të Selenicës. Objekti i këtij investimi është 1 pusshpim i ri, 18.6 km rrjet i ri i brendshëm, 0.9 km linjë e re dërgimi, dhomë klorifikimi, elektropompa zhytëse, 100% instalim i ujëmatësave dhe 24 orë ujë të pijshëm me cilësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME