Categories Lifestyle

Sëmundja e duarve, këmbëve dhe gojës – çfarë duhet të dini

Sëmundja e duarve, këmbëve dhe gojës është një sëmundje virale që fillon me temperaturë, dhimbje të fytit dhe mungesë oreksi, dhe më vonë çon në shfaqjen e puçrrave dhe plagëve në duar, këmbë dhe gojë. Tek shumica e njerëzve simptomat janë të lehta dhe zhduken brenda pak ditësh, megjithatë ka edhe raste kur njerëzit përjetojnë komplikacione, si meningjit, encefalit ose rënie të thonjve të gishtave të dorës ose këmbës. Nuk ka një trajtim të posaçëm për të, megjithatë mund të lehtësoni dhimbjet me ilaçe ose produkte sprai për të hequr puçrrat në gojë.

Kush janë më të rrezikuar?

Fëmijët nën 5 vjeç janë më të rrezikuar që të preken nga sëmundja e duarve, këmbëve dhe gojës. Megjithatë, nuk përjashtohen as rastet e zhvillimit të kësaj sëmundje tek të moshuar, fëmijët dhe të rriturit. Disa të rritur mund të infektohen me virusin dhe të mos ndiejnë asnjë simptomë, por e përhapin virusin tek të tjerët.

Si mund të mbroni veten?

Mund të ekspozoheni nga një virus që shkakton sëmundje të duarve, këmbëve dhe gojës duke qenë në kontakt të afërt me një person të infektuar, si duke e përqafuar ose kur ai teshtin ose kollet. Mund të infektoheni edhe duke rënë në kontakt me fecen e një personi të infektuar, si duke ndërruar pampersin e bebit të infektuar ose duke prekur objekte që kanë virusin.

Të prekurit me këtë sëmundje janë më infektues në javën e parë. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon që të lani duart, pastroni lodrat dhe sendet e ndotura, si dhe të shmangni kontaktin e afërt me njerëzit e prekur nga kjo sëmundje. Duhet që qëndroni në shtëpi nëse jeni infektuar me sëmundjen e duarve, këmbëve dhe gojës, gjithashtu edhe fëmijët nuk duhet të shkojnë në shkollë apo kopsht nëse janë prekur nga kjo sëmundje. Për momentin nuk ka një vaksinë për sëmundjen e duarve, këmbëve dhe gojës.
Përshtati në shqip: Blertina Koka
Shendeti.com.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME