Categories Lajme

Senatori amerikan Ron Johnson: Prishtina dhe Beogradi duan një angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuara për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Prishtina dhe Beogradi duan një angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuara për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, senatori republikan Ron Johnson tha se i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell, dhe përfaqësuesi special i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer kanë plan të përbashkët për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, fokusi kryesor i të cilit është ekonomia.

Johnson tha se Kosova duhet të formojë qeverinë dhe se nuk dëshiron të japë “afate artificiale”, për kohën kur mund të arrihet marrëveshja.

“Palmer dhe Grenell janë duke bashkëpunuar. Unë kam biseduar me të dy dhe e di se kanë plan, i cili përqendrohet në mundësitë ekonomike. Unë mendoj se ata mund të arrijnë diçka dhe pastaj të përpiqen t’i kthejnë të dyja palët në tryezë që të punojnë së bashku”, tha senatori amerikan, i cili është kryetar i nën-Komitetit për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal.

Johnson theksoi se do të ishte mirë që Kosova të heqë taksën që u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia, ndërsa Beogradit i bëri thirrje që të ndalojë të kërkojë nga vendet e tjera t’i tërheqin njohjet për Kosovën.

“Ky do të ishte një hap i rëndësishëm. Mendoj se edhe Palmer edhe Grenell kërkojnë një lloj investimi që do t’i inkurajojë të dyja vendet të bashkëpunojnë. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të promovuar mundësi më të mira ekonomike, për tërheqjen e investimeve dhe për të dërguar sinjal te qytetarët e të dyja vendeve se këto do të jenë rezultat i një marrëveshjeje të suksesshme”, tha senatori Johnson.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME