Categories Lajme

Senatorja Warren largohet nga gara presidenciale e demokratëve në SHBA

Senatorja e shtetit Massachusetts Elizabeth Warren po i jep fund fushatës presidenciale në garën brenda demokratëve.

Largimi i senatores vjen pas rezultateve zhgënjyese që ajo pati në zgjedhjet paraprake të Super të Martës, në të 14 shtetet që votuan. Ajo madje humbi në shtetin e saj, Massachusetts.

Senatorja Warren, ish profesore e së drejtës në Universitetin Harvard, bëri fushatë me moton e “ndryshimit të madh strukturor” për të luftuar korrupsionin dhe rolin e parasë në politikë.

Gjatë fushatës, ajo mbrojti një sërë kauzash liberale si kujdesi shëndetësor për të gjithë, anulimi i borxheve studentore dhe copëzimi i kompanive gjigande teknologjike si Facebook.

Por senatorja 70-vjeçare, e cila në nëntor kryesonte në sondazhet kombëtare, u përball me pikëpyetje serioze për planin e saj të reformës shëndetësore, realizimi i të cilit do të kushtonte 20.5 trilion dollarë. BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME