Categories Politike

Senida Mesi: Pjetri do të japë llogari para ligjit, Këshilli Bashkiak vendos se kush do të administrojë Shkodrën

Ish-zv.kryeministrja, Senida Mesi, deputete socialiste në qarkun e Shkodrës, ka deklaruar duke përshëndetur konstituimin e Bashkisë së Shkodrës ka deklaruar se askush nuk do të dal mbi ligjin. Ajo ka komentuar edhe situatën e krijuar me kryebashkiakun e dalë në zgjedhjet e 30 qershorit, Valdrin Pjetri duke thënë se ai do të japë llogari para ligjit si çdo qytetarë i lirë.

Në fund deputetja socialiste ka folur edhe mbi procedurat që do të vijojnë pas tërheqjes së Pjetrit për Bashkinë e Shkodrës ku ka thënë se tashmë që u konstituua këshilli Bashkiak, u takon atyre që të vendosin se kush do të administrojë bashkinë deri në zgjedhjet e pjesshme për të nxjerrë një kryetar të ri të bashkisë së Shkodrës.

“U uroj suksese, të gjithë këshilltarëve dhe ne jetën e tyre politike të përfaqësojnë vlera më të larta qytetarët dhe në respekt të ligjit të përfaqësojnë banorët e Shkodrës.Ne emër të PS garantoj opinion publik se do të dal dhe do te jetë mbi interesin politik dhe në zbatim të ligjit publik askush nuk është mbi ligjin. Shqipëria  po ecën përpara. Së shpejti do të kemi SPAK dhe BKH që do të kenë shumë punë. Valdrini do të përgjigjet para ligjit si çdo kush tjetër.. , duhet të kontrollohet institucionet të kontrollojnë individët e zgjedhur dhe të verifikojnë figurat. Të gjithë anëtarët e këshillave bashkiak. Është e rëndësishme që në këtë Shqipëri që aderon për ne BE tu thotë jo njerëzve që janë kundërshtim me ligjin. duhet të verifikohen të gjitha pavarësisht kohës moshës ku kanë marrë dënimin. Nuk duhet të jenë më pjesë. Ata kanë të drejtën ligjore për funksione te tjera, por jo politike në nivel të larta. Për kryetarin e Bashkisë,  Këshilli është i konstituuar. I takon atyre se si dhe kush do të administrojë Shkodrën. Dhe deri në zgjedhjet e radhës në Shkodër këshilli duhet të vendosi kush do të bëjë administrimin  e bashkisë. ” ka thënë ajo. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME