Categories Lajme

Serbi porosit marijuanë nga Shqipëria, shqiptarët trafikantë “i plotësojnë dëshirën”

Dy shqiptarë dhe një serb kanë rënë në prangat e policisë së Kosovës ditën e sotme. Atyre iu konfiskua më shumë se 50 kg lëndë narkotike e tipit marijuanë.

Sipas atyre që ka deklaruar policia, operacioni është ndërmarrë pas një hetimi disa mujor në dy zona.

Ata ishin duke udhëtuar me një makinë tip “Mercedez” që drejtohej nga shqiptari me inicialet F.Th me pasagjer shqiptarin tjetër me iniciale Xh.H.

Ngarkesa prej 52 kg marijuanë iu dorëzua shtetasit serb me iniciale L.M.

NJOFTIMI I POLICISË

Në rrugën Prishtinë – Gjilan (në fshatin Ponesh) Policia e Kosovës ka ndaluar automjetin Mercedes me targa shqiptare, që drejtohej nga i dyshuari (F. Th.), i cili ishte së bashku me të dyshuarin tjetër (Xh. H.), të dy meshkuj me shtetësi shqiptare dhe pas proceduarve të kontrollit në bagazhin e automjetit në fjalë është gjetur një sasi prej mbi 52 kg, sasi e dyshuar e substancës narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin për media. Po të enjten, sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 19:30, në Gjilan është arrestuar i dyshuari i tretë (L. M.) me shtetësi serbe, i cili dyshohet se kishte për ta pranuar substancën narkotike. Ndërkaq, pos lëndës narkotike, si prova materiale janë sekuestruar: Dy vetura, katër telefona celularë, dy mijë euro para kesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME