Categories Lajme

Serbia gardh me tela me gjemba në kufi me Maqedoninë e Veriut, reagon BE

Bashkimi Evropian (BE) e ka mohuar se është pjesë e ndonjë marrëveshjeje, që lejon ndërtimin e një gardhi me tela gjemborë, në kufirin midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ana Pisonero, një zëdhënëse e Komisionit Evropian, i tha Radio Evropës së Lirë se ky institucion, kur bëhet fjalë për menaxhimin e migracionit, u ofron ndihmë të konsiderueshme financiare dhe teknike partnerëve në Ballkanin Perëndimor. Për këtë qëllim në vitin 2015, Komisioni ka ndarë mbi 100 milionë euro për Serbinë.
“Sidoqoftë, ky financim nuk përfshin ndërtimin e rrethojave.

Gjithashtu kjo nuk është pjesë e ndonjë marrëveshjeje, siç është njoftuar gabimisht”, tha Ana Pisonero. Radio Evropa e Lirë ka raportuar se Serbia ka filluar të vendosë një gardh me tela gjemborë në kufirin me Maqedoninë e Veriut, në afërsi të Preshevës. Ky gardh me tela gjemborë do të duhej të pamundësonte kalimet masive të paligjshme të kufirit, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, autoritetet e vetëqeverisjes lokale në Preshevë.

Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës, e cila gjendet në jug të Serbisë dhe 380 kilometra larg nga Beogradi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë që ngritja e gardhit me tela gjemborë është pjesë e marrëveshjes me Bashkimin Evropian (BE). “Mendojmë që gardhi me tela gjemborë është në funksion të sigurimit të kufijve jashtë BE-së për refugjatët, të cilët ndoshta pritet të na frekuentojnë në këtë pjesë të ‘Rrugës Ballkanike’”, ka thënë Arifi.

Serbia gjendet në të ashtuquajturën “Rrugë Ballkanike”, përmes së cilës migrantët dhe refugjatët provojnë të arrijnë deri te vendet e BE-së. Sipas të dhënave të fundit të qasshme, të cilat Komisariati për refugjatë i Serbisë i ka publikuar më 20 qershor, në 18 qendra të pranimit dhe të azilit në Serbi, janë duke qëndruar rreth 4.800 persona. Autoritetet në Serbi nuk janë të hapura për të dhënë detaje lidhur me gardhin me tela me gjemba të cilin Serbia po e vendos në kufi me Maqedoninë e Veriut, në afërsi të Preshevës. Madje, as pas disa tentativave, Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të marrë përgjigje në pyetjet e drejtuara për Ministrinë e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME