Categories Lajme

Serbo malazezët në Shkodër kërkojnë 7 janarin festë zyrtare

Si çdo 7 janar, komuniteti serbo–malazez në Shkoder edhe këtë vit festoi Krishtlindjen sipas kalendarit Julian. Mesha tradicionale u mbajt në kishën e fshatit Vrakë, aty ku jeton një pakicë e këtij komuniteti. Lindjen e Krishtit besimtarëve ju a uroi i deleguari i kishës Malazeze Predrag Sçepanoviç.

Për kryetarin e pakicave serbo – malazeze Pavllo Janko, kjo datë duhet shpallur festë zyrtare nga shteti shqiptar, që sipas tij nuk ka lëne festë bollokumesh, e lloj – lloj datash pa i shpallur festa.

Pavllo Janko: “Vazhdojmë të bëjmë përpjekjet që kjo ditë të jetë ditë pushimi rajonale ose kombëtare sepse në Shqipëri siç e dini është një vendet që ka shumë festa kombëtare, përderisa ka festa për ballokumet…”

Janko foli edhe për debatin e hapur mbi kryqin në rrethinat e Shkodres, duke theksuar se ai nuk është ndërtim i ri por një rikonstruksion që nuk kishte nevojë për leje nga institucionet. Këtë vit festës i munguan autoritetet malazeze dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME