Categories Lajme

Sërish tensione, avioni rus shkel hapësirën ajrore të Estonisë

Vazhdojnë tensionet mes Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të tjerë të NATO-s pas incidentit të djeshëm ku një dron amerikan u rrëzua në Detin e Zi  pas manovrave të kryera nga avionët rusë.

Por sot një tjetër avion rus një Ilyushin Il-78 që zakonisht përdoret për transportin dhe furnizimin në ajër, ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë, vend i NATO, pa kërkuar autorizimin e nevojshëm në këto raste.

Menjëherë dy avionë të tipit Typhoon, një britanik dhe një gjerman, u ngritën në ajër për ta “shoqëruar” jashtë kufijve të Aleancës. Ky është episodi i fundit i një seri provokimesh ruse që kulmuan ditën e djeshme me ngjarjen e dronit amerikan MQ-9 Reaper në Detin e Zi.

Ngjarja u komentua si një nga përplasjet e para e drejtpërdrejtë midis Uashingtonit dhe Moskës, por analistet nuk mendojnë se vetëm ky “fërkim” mund të çojë dy fuqitë bërthamore në një konflikt të hapur, që do të shndërronte luftën në Ukrainë në një konflikt global.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME