Categories Showbiz

“Zarfi i zi”/ Luizi i ngriti kurthin Armaldos e Kristit, thyen rregullat, dalin në nominim: E organizova enkas këtë

Luizi, Kristi dhe Armaldo thyen një nga rregullat kryesore të këtij foramti. Ata u futën në të njëjtën banjë njëkohësisht, ndërkohë që një gjë e tillë nuk lejohet.

Për këtë arsye, Vëllai i Madh futi një zarf të zi brenda në shtëpi, i cili ndëshkonte tre banorët.

Për shkak se ata thyen rregullat, Vëllai i Madh vendosi që ata të tre të dërgohen në nominim.

Pas zarfit të zi, i cili dënoi Armaldon, Kristin dhe Luizin, duke i dërguar ata në nominim, Luizi u shpreh se ai e kishte planifikuar një gjë të tillë.

Ai u shpreh se duke qenë se Kutia e Pandorës i shkoi dëm, mendoi të shkelte rregullat duke përfshirë Armaldon dhe Kristin.

Luizi: E kisha organizuar enkas këtë gjë.

Armaldo: Inatet e vjetra, besoj se i bëri me Kutinë e Pandorës.

Luiz: Siç ma bëre, ta bëra.

Armaldo: Kjo është “thikë pas shpine”. E gjithë situata që kam kaluar me Luizin, është parë se kush ka patur të drejtë apo jo. Besoj se Kristi dhe Luizi e kanë organizuar bashkë këtë gjë. Kristi doli i lumtur nga banjo.

Luiz: Kur shkova aty me Oltën , i thash duke qenë se është perdja mbyllur, po iki në tualet. Unë e shfrytëzova mundësinë për tu futur, kur Kristi ishte në banjë. Pastaj erdhi Armaldo. Kur erdhi Armaldo, thash futu brenda dhe mbylla derën. Se çfarë kam me Armaldon e kam thënë dhe nuk e harroj. Kam vendos me bërë drejtësi sipas mënyrës sime. Meqenëse e kam të drejtën ta bëj. Unë Kutinë e Pandorës e provaova, por më shkoi dëm dhe thash ta provoj edhe njëherë.

Olta: Çun i mirë Luizi. Me zemër të madhe.

Qetsori: Kristi rrezikon më shumë, sjellja e tij ka qenë e rëndë.

Kristi: Pse ishte e rëndë?

Qetsori: Unë i thash Luizit që këtë javë nuk e ngacmoj fare, sepse kishte bërë një lojë të llogaritur.

Kristi: Vura veten në nominim. Ku është llogaria?

Elvis: Respektoj lojën e gjithkujt. Është publiku ai që vendos.

Olta: Pse nuk ma bëre mua?

Luiz: Ti mendon se nuk kam gjë për ty? E kam me këta të dy njëherë, pastaj do merrem me ty.

Kiara: Unë nuk i kam qejf fare këto gjëra. Nuk më pëlqejën disa lojëra të Luizit. Nuk e kontrolloj dot në disa gjëra.

Zhaklin: Pse i kërkove Kristit aleancë?

Luiz: Sepse kam nevojë për Keisin.

Zhaklin: Po ti kërkoi aleancë Kristit, pse Keisit?

Luiz: Kristi nuk del, jam i sigurtë.

Zhaklin: Kjo gjëja që ti bërë tani, nuk ishte aspak e planifikuar. Ty të vjen keq që dole në nominim me dy njerëzit e tu të dashur. Mos bëj si strateg.

Luiz: Që ti e ke pikë të dobët Kristin, kjo dihet.

Zhaklin: Jo, nuk e kam pikë të dobët. Shihni të dashurat e tuaja brenda, jo mua jashtë.

Keisi: Nuk mendoj se ka qenë e mirëmenduar.Keisi: Nuk mendoj se ka qenë e mirëmenduar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME