Trajneri i Barcelonës, Quique Setién, ka analizuar në TV3 situatën e tij personale, atë të Barcelonës dhe atë të shoqërisë në tërësi për shkak të Koronavirusit. Ai është i lumtur në “Camp Nou” dhe madje aspiron ta rinovojë kontratën. Trofetë: Ua them lojtarëve, e kam me nxitim, nuk kam shumë kohë për të humbur. Nëse mund të ishte e mundur, dua ta fitojmë kampionatin dhe Championsin. Unë kam ëndërruar duke ecur me kupën në duar…
Kontrata: Kam nënshkruar për një vit e gjysmë me mundësinë e rinovimit edhe një vit një tjetër. Shpresoj ta përmbush deri në fund kontratën dhe të rinovoj.
Sezoni: Do të dëshiroja të shpallesha kampion duke luajtur, është e qartë. Por në realitet situata është ashtu siç është. Nuk e di nëse do t’ia vlente të jepej titulli sipas renditjes aktuale. Nuk do të ndihem kampion, ndonëse kemi dy pikë më shumë se Reali. Është situatë shumë e vështirë për të gjithë. Dua që të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ne të mund të dalim dhe të përqafohemi me njëri-tjetrin. Më të moshuarit po vuajnë shumë në këtë situate. Nëse do të luajmë, shkëlqyeshëm. Le të shohim nëse mund ta ruajmë atë avantazh.