Categories Kulture

Sezoni turistik, çdo javë hyjnë në Shqipëri rreth 200 mijë të huaj

-Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj ka bërë të ditur sot se, janë rreth 200 mijë shtetas të huaj hyjnë çdo javë në vendin tonë.

Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj, gjatë një interviste për mediat, u shpreh se strukturat e kufirit dhe migracionit kanë punuar me kapacitet të plotë,ndërsa ka kërkuar angazhim maksimal dhe në vijim për të qenë sa më vigjilent në pikat kufitare.

”Strukturat tona të kufirit dhe migracionit kanë punuar me kapacitet të plotë që do të thotë kanë përforcuar pikat e kalimit dhe në mjaft raste, si në pikën e kalimit kufitar në Morinë të punojë me procedurë të përshpejtuar. Mjafton të kujtosh se janë 1 511 forca policore të angazhuara për sezonin turistik, 167 mjete, 10 janë mjete lundruese, si dhe 50 biçikleta që patrullojnë në zonat turistike. Kemi bllokuar 11 mjete lundruese, 8 prej të cilëve janë gjobitur me masën 100 mijë lekë, ndërsa për 3 prej tyre kjo masë ishte 300 mijë lekë”.

“Gjatë një periudhe një javore hyjnë rreth 200 mijë shtetas të huaj të territorin e Republikën e Shqipërisë. Në raport me vitin e kaluar ka një shtim të fluksit”, theksoi Dervishaj.

“Ne e ndiejmë këtë tek pikat e kalimit të kufirit. Janë marrë masat dhe për kalimin normal në rrugët e vendit. Është dhënë porosi e prerë, autobusët nuk do ndalohen, autobusët me turistë, përveç rasteve flagrante, që të mos iu krijojë bezdi. Policia është vigjilente”, tha ai.

Derivshaj ka bërë të ditur se vendi ynë ka nënshkruar dhe disa marrëveshje me vendet fqinje.  ”Policia e Shtetit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kosovën, me Italinë, me departamentin e sigurisë publike, janë 6 punonjës të policisë italiane që do qëndrojnë deri në fund të gushtit”, tha Dervishaj.

“Me Maqedoninë kemi një protokoll bashkëpunimi. Me Malin e Zi kemi dërguar në Ulqin dhe Budva dhe me Kroacinë. Policia shqiptare është hapur drejt bashkëpunimit ndërkombëtar. Kemi rreth 10 ditë që policia shqiptare në bashkëpunim me institucionet e tjera po merret me një operacion për lirimin e hapësirave publike në plazhe”, vijoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME