Categories Sport

Sfida Barça-Juve/ Coutinho: Do ta mbyllim me fitore, luajmë për kënaqësi dhe…

Barcelona do të presë në “Camp Nou” Juventusin, të martën e 8 Dhjetorit një ndër sfidave të forta në grupet e Champions League. Në këtë sfidë do të përballen dy rivalët e përjetshëm përgjatë dekadës së fundit, Messi dhe Ronaldo, të cilët garojnë edhe për rekorde personale në këto kompeticione. Lidhur me super sfidën e nesërme lojtari i Barcelonës, Philippe Coutinho, ka thumbuar ekipin e “Zonjës së Vjetër”, ku kërkon fitore ndaj italianëve, që do të ishte kështu edhe e gjashta radhazi në fazën e grupeve. Në prononcimin e dhënë para takimit, 28-vjeçari karikon shokët e skuadrës në lidhje me duelin ndaj kampionëve të Italisë.

“Dueli ndaj Juventusit është nga ato takime që i luajmë me kënaqësi. Duam ta mbyllim grupin në vend të parë dhe ka shumë rëndësi të kthehemi te fitorja pas humbjes së shpifur që pësuam në kampionat. Mezi po presim të rikthehemi në fushë dhe të shfaqim forcën tonë të vërtetë. Humbja me Cadiz na ka lënë një shije të hidhur, por jemi gati të ndryshojmë gjërat për mirë. Unë ndihem mirë, ndihem më i fortë dhe e shoh shumë mirë skuadrën. E përsëris edhe njëherë, duam të ndryshojmë situatën e krijuar. Kjo Barcelonë është në fazë rindërtimi. Ka ardhur trajneri i ri, lojtarët kryesorë janë akoma pjesë e jona, na duhet vetëm pak kohë dhe durim, asgjë tjetër“, – theksoi braziliani i ekipit katalanas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME