Categories Politike

Shahini: Gjuha shqipe nuk përdoret mirë! Ligji për Akademinë e Shkencave i hap rrugën përafrimeve intelektuale me Kosovën

Ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi sot në Kuvend se gjuha shqipe sot nuk përdoret mirë  teksa deklaroi se asaj i mungojnë shumë fjalë dhe shprehje gegërisht. Shahini tha se duhet t’i hapet rruga punës për përafrimet intelektuale mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ajo deklaroi se Akademia e Shkencave duhet të marrë përsipër ndërtimin e strategjisë për zhvillimin, kodifikimin, njëhsimin dhe promovimin e përdorimit të drejtë të gjuhes shqipe.

“Në thelb, Presidenti pretendon se Ligji për Akademinë e Shkencave bie ndesh me Ligjin për Arsimin e lartë duke cënuar autonominë e universiteteve si në zhvillimin e funksioneve akademike ashtu dhe atyre kërkimore-shkencore. Këto pretendime nuk qëndrojnë!

Është e vërtetë që në draft-ligjin e paraqitur fillimisht nga një grup deputetësh ka patur formulime  që mund të interpretoheshin si mbivendosje funksionesh me Ligjin e Arsimit të Lartë, por Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në cilësinë e institucionit që ka ekspertizë mbi këtë ligj, dërgoi komentet dhe rregullimet e nevojshme të cilat janë reflektuar plotësisht në ligjin e miratuar në korrik.” u shpreh ministrja Shahini.

Unë kam propozuar që Akademia e Shkencave në Shqipëri të fillojë procesin e përafrimit me Akademinë e Shkencave në Kosovë dhe akademitë e tjera shqiptare në rajon për të themeluar një Akademi Shqiptare, duke federalizuar akademitë ekzistuese, duke harmonizuar përpjekjet e secilës, duke përafruar mendjet më të ndritura shqiptare.

Kjo në mënyre që të zhvillojmë dhe promovojmë indentitetin tonë kombëtar përmes vlerave më të mira intelektuale, përmes zhvillimit dhe promovimit të përbashkët të kërkimit shkencor, përmes përfaqësimit të shqiptarëve në formën tonë më të ndritur.

Kam propozuar gjithashtu që Akademia të fillojë menjeherë  promovimin e grave dhe të rinjve, dhe të shndërroje institucionin nga organizatë burrash të nderuar me thinja në kokë, në një organizatë që përfaqeson gjithë diversitetin tonë kombëtar, intelektual dhe akademik.

Kam propozuar që Akademia të marrë përsipër ndërtimin e strategjisë për zhvillimin, kodifikimin, njëhsimin dhe promovimin e përdorimit të drejtë të gjuhes shqipe.

Ligji i ri për Akademinë e Shkencave e fuqizon këtë institucion duke i dhënë mundësinë për t’u shndërruar në përfaqësuese të denjë të vlerave më të mira intelektuale që Shqipëria duhet t’i promovojë si në vend ashtu edhe jashtë vendit.” -theksoi gjatë fjalës së saj znj. Shahini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME