Categories Showbiz

Shakohoxha: Ja pse e shkarkova Ilda Bejlerin (Intervistë)

I ftuar sot në programin “Pushime on Top” për herë të parë, Shakohoxha u shpreh për largimin e Ilda Bejlerit nga Digjitalb. Ai theksoi se vendimi për të ndërprerë marrëdhënien profesionale me Ildën nuk u prit mirë nga kjo e fundit. Gazetari foli edhe për marrëdhënien me dy djemtë e tij.

…Iku Ilda së fundmi dhe tha që u bëri sherr me ty?

Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner, përveçse brigadier dhe në periudhën e verës rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër.

Unë vetë e kam marrë në fillim në televizion bashkë me çunat e stafit dhe po ne vendosëm, që mund të shihte opsion në një kanal tjetër. E përjetoi me shumë emocion largimin nga Digjitalb, po ne kemi qenë ato që i kemi dhënë mundësinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste, por jemi prapë ne që do e ndërrojmë.

Ke patur fat dhe je babai i 2 djemve. Je bërë baba shumë i ri, 23 vjeç…

Jam babai që i përkushtohem shumë, por kur ke diferencë të madhe moshe kë dhe diferencë mentaliteti. Dhe i them shpesh herë që e di dhe unë këtë, mos u mundoni të ma hidhni.

Je shprehur që nuk do doje kurrsesi, që ata të ndiqnin rrugën tënde…

Nëse djali im do bëhej gazetar sportiv do vuante gjithë karrierës krahasimin e njerëzve me mua.

Kush ka qenë me i rrepte, ti apo Miranda në familje?

Unë jam më i rrepti, sepse i shtyj gjithmonë të bëjnë më shumë dhe të jenë më të mirët në fushën e tyre.

15 vite në Digitalb dhe u festua një super koncert dhe na la të gjithëve gojë hapur.

Dhe mua më la gojë hapur dhe nuk e prisja nga Ledioni, që kishte organizuar çdo gjë ma tha me normalitet dhe nuk e kisha kuptuar. U ndjeva u surprizuar, kur gjithë publiku me uroi ditëlindjen.

Festa e Digitalb dhe njëkohësisht festa e drejtorit…

Unë nuk jam drejtor, jam brigadier. S’jam ai që jap komanda. Jam ai që punoj si gjithë të tjerët, bëj të njëjtat punë që i bëjnë të gjithë, bëj intervista, komentoj ndeshje, si komentator kryesor dhe si komentator i dytë tek stolat gjatë ndeshjes, ndaj punët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME