Categories Lajme

SHBA: Bisedime me Francën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Ne kemi qenë në kontakte të afërta me partnerët tanë francezë në lidhje me vendimin e tyre për të tërhequr ambasadorin e tyre (në SHBA – shën. i përkth.) për konsultime dhe e kuptojmë pozicionin e tyre, ndërkohë që do të vazhdojmë të angazhohemi në ditët në vijim për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona, siç kemi bërë me të tjerët, deklaroi një zyrtar i lartë amerikan i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në në lidhje me krizën e nëndetëseve bërthamore.

“Franca është aleatja jonë më e vjetër dhe një nga partneret tona më të fuqishme dhe ndajmë një histori të gjatë në vlerat e përbashkëta demokratike”, theksoi ai.

Franca deklaroi dje se po tërhiqte ambasadorët e saj në SHBA dhe Australi për konsultime, në shenjë proteste ndaj një marrëveshjeje sigurie e cila përfshin edhe Britaninë e Madhe.

Ministri i Jashtëm francez tha se “vendimi i jashtëzakonshëm” u justifikua nga “graviteti i jashtëzakonshëm” i situatës. Aleanca, e njohur si AUKUS, do t’i japë Australisë teknologji për të ndërtuar nëndetëse me energji bërthamore. Ky veprim zemëroi Francën pasi anuloi një marrëveshje shumë miliardë dollarëshe që kishte nënshkruar me Australinë. Marrëveshja shihet gjerësisht si një përpjekje për të kundërshtuar ndikimin e Pekinit në Detin e kontestuar të Kinës Jugore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në 8…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Në mbledhjen e radhës, Bordi i Transparencës ka njoftuar se në fund të diskutimeve është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, Përfshihet nga flakët godina 5-katëshe

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, 24-vjeçari shqiptar kapet gjatë ndjekjes së karabinierëve!

Një operacion antidrogë nga Karabinierët e Kompanisë Osimo në Itali çoi në arrestimin e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikonte heroinë me taksi, arrestohet 34-vjeçari!

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, i akuzuar për posedim dhe shpërndarje…

LEXO ME SHUME