SHBA dhe Kina do të angazhohen në bisedime për t’i dhënë fund luftës tregtare. Bisedimet do të mbahen javën e ardhshme në Pekin, ndërsa një delegacion i SHBA do të vizitojë Kinën. Kujtojmë se përgjatë vitit të kaluar, Pekini dhe Uashingtoni kanë qenë të mbyllur në një luftë tregtare, pasi SHBA-ja vendosi tarifa ndëshkuese për mallrat kineze me vlerë 250 miliardë dollarë në vit.
Si hakmarrje, Kina imponoi tarifat në vlerë 110 miliardë dollarë të mallrave të SHBA-së. Përgjatë dhjetorit presidenti i SHBA Donald Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping ranë dakord për armëpushim në takimin e G20 në Argjentinë.
