Categories Lajme

“SHBA do ta ndalë”, Biden: Putin po pëson humbje, i izoluar nga bota

Në fjalimin e tij të parë mbi gjendjen e vendit, mes shqetësimesh të brendshme e një bote në ankth, Presidenti Joe Biden u zotua të ndalë agresionin rus në Ukrainë, të zbusë inflacionin në rritje në SHBA, si dhe për të trajtojë problemet e lidhura me koronavirusin. Megjithë rënien e ndjeshme të infeksioneve, virusi vijon të jetë i rrezikshëm.

Presidenti Joe Biden kritikoi ashpër Presidentin rus Vladimir Putin të martën dhe mes ovacionesh të forta vlerësoi popullin ukrainas për shpirtin luftarak.

“Le t’i dërgojmë secili prej nesh një sinjal të qartë Ukrainës dhe botës se ne qëndrojmë me Ukrainën dhe popullin e saj”, tha zoti Biden.

Presidenti Biden tha se ai dhe të gjithë anëtarët e Kongresit, pavarësisht nga dallimet e tyre politike, janë të bashkuar me një vendosmëri të palëkundur në qëndrimin se liria gjithmonë do të triumfojë mbi tiraninë. Ai u kërkoi ligjvënësve që çohen e të përshëndesin ukrainasit ndërsa nisi fjalimin, çka u shoqërua me ovacione të forta.

Ishte një shfaqje e dukshme uniteti pas një viti të gjatë përplasjes të ashpra politike mes demokratëve dhe opozitës republikane.

Sfida e Presidentit Biden ishte t’u tregonte amerikanëve se ai është në krye të përgjigjes së Perëndimit ndaj periudhës më të tensionuar në marrëdhëniet me Rusinë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, 30 vite më parë.

Fjalimi i presidentit u shoqërua me ovacione nga ligjvënësit shumë prej të cilëve valëvisnin flamujt ukrainas. Disa gra anëtare të Kongresit mbërritën të veshura me ngjyrat e flamurit ukrainas, verdhë e blu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME