Categories Lajme

SHBA/Impeachment, Kongresi urdhëron Trump të dorëzojë Dosjen ‘Ukraina’, Shtëpia e Bardhë: Humbje kohe

Akti zyrtar i komitetit mbikëqyrës të Kongresit amerikan për të marrë të gjithë dokumentacionin pasi presidenti refuzoi ti jepte ato.  Sipas New York Times një tjetër agjent i inteligjencës amerikane po shqyrton paraqitjen e një ankese pas asaj të agjentit të parë që hapi çështjen

Komiteti mbikëqyrës i Kongresit amerikan lëshoi ​​një mandat për Shtëpinë e Bardhë për të dorëzuar të gjithë dokumentacionin mbi Ukrainën, që ka të bëjë me telefonatën e Trump me homologun Zelensky dhe presionin mbi këtë të fundit për hetimin e Joe Biden dhe djalit të tij, si pjesë e hetimit të impeachment për Donald Trump.

Deri më tani presidenca nuk ka pranuar të respektojë ultimatumin, i cili skadoi sot. Masa e ndërmarë nga Kongresi shënon një përshkallëzim të ri në përplasjen midis Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë, nën hetim.

Mandati me urdhrin për të dorëzuar dokumentet iu dërgua Shefit të përkohshëm të Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney. Nëse nuk respektohet mandati, deputetët paralajmërojnë se “kjo do të përbëjë një pengesë për hetimin e Kongresit për fajësim e Trump dhe mund të përdoret kundër Shtëpisë së Bardhë dhe kundër presidentit”.

“Dorëzimi i dokumentave nuk ndryshon asgjë” shkruhet në një shënim nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë. “Është vetëm humbje kohe dhe para shtesë të paguesve të taksave që përfundimisht do të tregojnë se si presidenti nuk ka bërë asgjë të keqe”. Deklarat vazhdonte me akuza kundër demokratëve duke I akuzuar ata se po bëjnë shoë ndërsa presidenti dhe administrata e tij vazhdojnë të punojnë në emër të popullit amerikan.

Sipas New York Times, një agjent i dytë i inteligjencës amerikane po shqyrton mundësinë e paraqitjes së një ankesë zyrtare në lidhje me rastin. Sipas gazetës, ky agjent i dytë ka “informacion më të drejtpërdrejtë” për faktin se Trump përdori fuqinë e tij si president i Shteteve të Bashkuara për të bindur Kievin për të hetuar Joe Biden, për të penguar kandidimin e tij për në Shtëpinë e Bardhë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME