Categories Teknologji

Studimi/Mos përdorimi i Facebook-ut ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Mos përdorimi i Facebook-ut  ju bën më të lumtur dhe më produktiv. Ky është përfundimi i një studimi kryer nga Universiteti Texas A&M.1765 studentë, me një llogari në Facebook, morën një javë ‘pushim’ nga platforma e tyre sociale dhe paskësaj ata e ndjen veten më pak depresiv dhe shumë më tepër produktiv. E pamundur? Jo është e vërtetë. Thjesht harroni të ‘konsumoni’ Facebook që të keni një efekt të tillë.

Testimi u drejtua nga ekonomisti Roberto Mosquera i ‘Universidad de las Amèricas’, në Ekuador dhe rezultatet u botuan në revistën ‘Experimental Economics’.Studiuesit krahasuan aktivitetet e studentëve pjesëmarrës që morën një javë ‘pushim’ nga Facebook-u, me studentë të tjerë që vazhduan të përdornin platformën sociale.

Ata gjithashtu pyetën shumë studentë të tjerë se sa para do të donin të merrnin për të hequr dorë nga Facebook-u për një javë dhe zbuluan se, mesatarisht, pjesëmarrësit ishin gati të hiqnin dorë nga platforma sociale për 67 dollarë, një pjesë kjo e konsiderueshme e buxhetit të përjavshëm të një studenti.Dhe kjo vlerë u rrit me pothuajse 20 përqind pas një jave jashtë përdorimit të platformës.Ky vlerësim në rritje, sipas studiuesve, është tipik i një marrëdhënie varësie me platformën Facebook.Përveç efekteve në shëndet dhe financa, studiuesit zbuluan gjithashtu se përdoruesit e platformës konsumojnë më pak lajme dhe, në të njëjtën kohë, janë bërë më pak të vetëdijshëm për burimet e lajmeve të shtrembëruara politikisht.Ky zbulim shton mbështetjen për studimet e mëparshme, sipas të cilave, Facebook mund të shërbejë si një mjet i rëndësishëm për burimet e lajmeve jo-standarde dhe false.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME