Categories Teknologji

SHBA pritet që t’i fuqizojë maksimalisht ushtarët e saj deri më 2050-ën

Ushtria amerikane beson se një gamë e teknologjive mund të jenë të disponueshme deri në vitin 2050, që do ta shndërronin në mënyrë efektive ushtarin mesatar në një super ushtar të rritur në mënyrë kibernetike. Një studim i fundit i Departamentit amerikan të Mbrojtjes parashikoi shikim dhe dëgjim të përmirësuar, kontroll të muskulaturës dhe sa i përket telepatisë do të bëhej e mundur një e tillë brenda 30 viteve, duke pasur parasysh ritmin e tanishëm të zhvillimit teknologjik, transmeton Telegrafi.

Aktualisht ushtarët amerikanë përdorin syze të mëdha, relativisht të rënda, për të parë natën. Një mundësi tjetër është zhvillimi i lenteve me të njëjtën funksion, ndoshta edhe me një zmadhim dixhital që përdor realitetin e shtuar për të projektuar të dhëna kritike të armiqve dhe pozicionit të tyre në fushëbetejë. Restaurimi dhe kontrolli i programuar i muskujve përmes një trupi optogenetik. Një kostum restaurues mund të rinovojë muskujt e lodhur, duke freskuar më shpejtë ushtarët e lodhur fizikisht.

Telepatia midis ushtarëve njerëzorë do të ishte revolucionar, siç shkruan gazeta The Mad Scientist Blog, duke lejuar ushtarët që menjëherë të ndajnë informacionin në të gjithë fushën e betejës, pa përdorimin e pajisjeve të komunikimit. Fizibiliteti teknologjik mund të mos jetë problemi i vetëm që përcakton kur dhe si ushtarët marrin pajisje të tilla. Super shikimi, super muskujt, super dëgjimi dhe telepatia mund të kenë implikime të thella në shoqërinë e gjerë, implikime që mund të ngadalësojnë ose shpejtojnë adoptimin e ushtrisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME