Categories Lajme

SHBA-të vendosin sanksione të reja kundër Rusisë

Shtetet e Bashkuara kanë ndëshkuar Rusinë me një raund të ri sanksionesh lidhur me helmimin vjet të një ish-agjenti të dyfishtë dhe vajzës së tij.

Departamenti amerikan i Shtetit tha permes një deklarate se masat e reja “do të pengojnë lëvrimin e kredive apo të ndihmave të tjera financiare për Rusinë nga institucione ndërkombëtare si Banka Botërore apo Fondi Monetar Ndërkombëtar”.

Gjithashtu, bankave amerikane nuk u lejohet të angazhohen në transaksione financiare me Rusinë.

Po ashtu do të rikthehen në veprim politikat që nuk lejojnë nxjerrjen e lejeve për eksportim në Rusi të materialeve kimike e biologjike që përfshihen në listën e kontrolluar të Departamentit amerikan të Tregtisë.

Sanksionet do të hyjnë në fuqi pas një periudhe 15 ditëshe për informimin e Kongresit dhe do të jenë aktive për një vit.

Masat ndëshkimore morën shkas nga helmimi me agjent nervor i Sergei Skripalit dhe vajzës së tij vjet në Salisbury të Britanisë. Hetimet arritën në përfundimin se sulmi u krye nga operativë rusë. Nga ky incident gjeti vdekjen edhe një britanike që kishte rënë aksidentalisht në kontakt me agjentin nervor. VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME