Categories Lajme

SHÇBA arreston 4 persona dhe kreun e bandës, efektivin e RENEA-s

SHÇBA ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së l ëndëve n arkotike në Tiranë dhe deri më tani janë vënë nën p ranga 5 persona, mes tyre një punonjës policie.

ShÇBA ka zbardhur detaje në lidhje me aksionin antidrogë të kryer ditën e djeshme në kryeqytet ku u arrestua mes 5 personave dhe efektivi i RENEA-s, Real Luli, 27-vjeç.

Personat e tjerë të ndaluar janë: Jurgen Vaid Luli, 30 vjeç, Gertjan Harapi, 26 vjeç, Gevi Spahia, 27-vjeç dhe Ergi Sala, 26 vjeç. Prej të cilëve Gertjan Harapi dhe Ergi Sala do të hetohen në gjendje të lirë.

Ky rrjet i shpërndarjes së k okainë në kryeqytet dyshohet se drejtohej nga efektivi i RENEA-s, Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar. Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusëve”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet Studentit në kryeqytet.

Njoftimi i plotë: Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbeshtetjen e operacionale te DVP Tirane, është finalizuar operacioni për g oditjen e një rrjeti të shpërndarjes së k okainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale.
Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas:
Ata janë: – R.L., 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA; – J.L., 30 vjeç; – G.H., 26 vjeç; – G.S., 27 vjeç; – E.S., 26 vjeç.  Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar. Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusave”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve. Janë sekuestruar l ëndë na rkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe a rmë. Operacioni është në vijim e sipër dhe në përfundim të veprimeve do të ketë një njoftim për media. SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME