Categories Lajme

Shefi Antidrogës në Ekuador: Mafia shqiptare vepron e vetme, po kap portet, nuk i zbërthejmë dot për shkak të gjuhës

Pablo Ramírez, drejtori i ri të Policisë Kundër Narkotikëve në Ekuador, ka folur për mediat vendase për luftën kundër drogës që po zhvillojnë autoritetet atje, teksa është pyetur nga gazetarët dhe për mafian shqiptare.

Ramirez, është shprehur se prej vitit 2017 në Ekuador janë shfaqur vdekje të dhunshme të shtetasve shqiptarë. Po ashtu, ai ka folur dhe për trafikun e drogës, duke u shprehur se mafia shqiptare vepron e vetme dhe nuk bashkëpunon me kartele të tjera.

“Ne kemi konstatuar se njerëzit e kësaj kombësie po ndërhyjnë me forcat e tyre; ata janë një “cikël” aq i mbyllur sa nuk pranojnë as njerëz me kombësi ekuadoriane, kolumbiane apo meksikane. Përkundrazi, janë të së njëjtit nacionalitet që kryejnë të gjitha funksionet që ka një organizatë kriminale, janë aq të mbyllura saqë edhe për shkak të gjuhës nuk na lejon të përparojmë ashtu siç duhet”, është shprehur shefi i Policisë.

Që nga viti i kaluar flitet për praninë e mafies shqiptare në Ekuador, çfarë dihet për momentin?

Që nga viti 2017 kemi filluar të shfaqim veçori të caktuara jo vetëm të vdekjeve të dhunshme apo tentativave për vdekje të dhunshme të personave me kombësi shqiptare. Nëpërmjet hetimeve kemi konstatuar se është inkorporuar ky lloj i personave që vijnë nga jashtë me njohuri në pjesën evropiane të këtij lloj të akteve të paligjshme që tentojnë të marrin portet dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të kontaminuar anijet, kontejnerët, por edhe aeroportet.

Ne kemi konstatuar se njerëzit e kësaj kombësie po ndërhyjnë me forcat e tyre; ata janë një “cikël” aq i mbyllur sa nuk pranojnë as njerëz me kombësi ekuadoriane, kolumbiane apo meksikane. Përkundrazi, janë të së njëjtit nacionalitet që kryejnë të gjitha funksionet që ka një organizatë kriminale, janë aq të mbyllura saqë edhe për shkak të gjuhës nuk na lejon të përparojmë ashtu siç duhet. Megjithatë, ka hetime të rëndësishme që do të përfundojnë në javët dhe muajt e ardhshëm.

Me fjalë të tjera, mafia shqiptare nuk do të punonte me kartele ndërkombëtare si Sinaloa apo Jalisco Nueva Generación?

Është një hipotezë që po trajtohet. Në çdo rast, nëpërmjet hetimeve të ndryshme, të shtuara në zbërthimin e strukturave ku ka ndërhyrje të njerëzve të kësaj kombësie, do të na lejojë që hipotezat të bëhen premisa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

5 ditë pa asnjë komunikim, zhduket në mënyrë të mistershme në daljen doganore të portit të trageteve në Bari, babai i dy fëmijëve

37-vjeçari shqiptar Florind Luka, rezulton i humbur që pasditen e 22 prillit, dita kur familjarët kanë komunikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hasmëria/ Djali i Genc Mhillajt priti 10 vite për të marrë hakun e babait

Policia e Lezhës doli sot me një njoftim ku zbardhi detajet e ngjarjes dhe shpalli…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduken pa gjurmë 3 fëmijë të mitur në Durrës, familjarët kërkojnë ndihmën e Policisë!

Tre fëmijë të mitur janë larguar nga banesat e tyre dhe rezultojnë të humbur pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Debati në grupin e PS, Rama-Spiropalit: Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të tretën…

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora mes “Rrugës së Re” dhe “Etjes së Vjetër” Ky nuk është imazhi i një Vlore moderne, por i një qyteti që lëngon nën menaxhimin e dobët të burimeve bazë

Vlora mes “Rrugës së Re” dhe “Etjes së Vjetër” Njoftimi i radhës nga Ujësjellës Kanalizime…

LEXO ME SHUME