Categories Lajme

Shefi i policisë goditet me shishe në kokë gjatë ndeshjes Kukësi-Erzeni

Skenat e pahijshme janë rikthyer në futbollin shqiptar, teksa në Kukës Arena, ndeshja mes Kukësit dhe Erzenit u ndërpre pasi tifozët vendas pushtuan fushën e lojës.

Në minutën e 64-të, shijakasit arritën që të shënonin golin e përmbysjes me anë të Zekës, duke i dërguar shifrat në 1-2 në favorin e Erzenit.

Ky moment irritoi disa tifozë të Kukësit që u futën në fushën e lojës. Njëri prej shefave të policisë u qëllua me shishe në kokë nga tifozët.

Gjyqtari Yzeiraj tërhoqi skuadrat në dhomat e zhveshjes. Një episode i paprecedentë, për mënyrën se si shkuan gjërat.

Pas mbledhjes së organizuar, delegati i ndeshjes vendosi që stadium Kukës Arena të zbrazej në pjesët pas portave, në mënyrë që loja të rifillonte. Pas rreth gjysmë ore, loja rinisi sërish në të 65-tën minutë.

Një episod që njollos futbollin shqiptar, pasi Kukësi pritet që të bëhet subjekt i Komisionit të Disiplinës, me tifozët e Kukësit që me shumë gjasa do mund të rikthehen në shkallët e stadiumit vetëm në fundin e sezonit, gjithnjë nëse Disiplina nuk vepron me dorë të hekurt.

Pas rinisjes së lojës, Kukësi u përpoq që të merrte diçka, por nuk ia doli që të shënonte, dhe Erzeni fitoi 2-1 falë golave të Kahrimoviç dhe Zekës, ndërkohë që verilindorët regjistrojnë humbjen e shtatë radhazi duke mbetur në vendin e fundit me vetëm 19 pikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME