Categories Lajme

Shefja e Infektivit tregon katër stadet e Covid dhe simptomat e tyre

Shefja e Infektivit, Najada Çomo, ka shpjeguar në emisionin “Opinion” se cilat janë katër stadet e Covid. Duke sqaruar protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar mjekëve të familjes, Çomo tha se në katër fazaa e sëmundjes, pacientët që kakojnë fazën e parë ose të dytë kanë nevojë vetëm për trajtim në banesë, ndërkohë që ata që arrijnë në fazën e tretë ose të katërt kërkojnë trajtim spitalor. Bazuar në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë, 4 fazat e Covid kanë këto forma;

Forma e lehte ( Stadi I) Karakterizohet nga shenja të lehta si lodhje,temperaturë jo e lartë ( deri 38 grade C ),kollë të thatë. Disa herë mund të kemi dhe dhimbje fyti,bllokim të hundëve,rinorre,artromialgji. Pa shenja te pneumonise

 Forma e mesme( Stadi II) Shenjat e përgjitheshme si këputja,temperatura ( që zgjat mbi 5 ditë),kolla,mialgjia dhe shenjat respiratore janë më të theksuara se në formën e lehtë. Dallimin nga forma e mësiperme e ben prania, ne imazherinë pulmonare, e pneumonisë ( në fazen fillestare të sëmundjes vërehet imazh nodular dhe /ose intersticial,sidomos në periferi të parenkimës. Më pas shihen alteracione bilaterale me pamjen e “ground -glass” dhe infiltrime inflamatore.Tek të sëmurët rënde shihen edhe shenja konsolidimi; ndërsa versamenti pleural është i rrallë

Forma e rëndë (Stadi III) Kriteret,që përcaktojnë këtë formë janë: – takipnea: frekuenca respiratore 30 ose mbi 30/minutë, – sat O2: 93 % ose ne 93 % ( në ajrin e mjedisit), – grafia/CT pulmonare: progredim i lezioneve pulmonare të pneumonisë mbi 50% brenda 24-48 orëve.

Forma shumë e rëndë (Stadi IV) Karakterizohet nga prania e njërës prej shenjave vijuese: – shfaqja e insuficiencës respiratore,që kushtëzon aplikimin e ventilimit mekanik. – shfaqja e shokut, – shfaqja e insuficiencës së organeve të tjera, të cilat detyrojnë kalimin e të sëmurit në njësinë e terapisë intensive. Është e rëndësishme të njihen shenjat e alarmit,treguese,që i sëmuri po shkon drejt formes së rëndë apo shumë të rëndë. Në to përfshihen: – linfocitopenia progresive, – shtimi progresiv i citokinave inflamatore sikundër IL-6 dhe proteinës C reactive, – progresioni i shpejtë i alteracioneve pulmonare në radiografinë/C T e pulmonit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME